“Tirana ishte në ato ujëra, mos e quani dramë!”

Trajneri i U-21, Alban Bushi: në prag të debutimit zyrtar në ndeshjet kualifikuese (përballë Estonisë, më 12 qershor), shprehet: “Duhet parë si finale. Djemtë të japin 200%. Katër apo pesë, baza e të ardhmes”

Alban Bushi ka folur për mediet pas zyrtarizimit të listës U-21 për sfidat ndaj Francës dhe Estonisë, duke prekur disa tema: “Detyra ime është edhe ajo e psikologut, përveç se trajnerit, por të gjithë lojtarët do të kenë mbështetjen e duhur. Skema? Do të luajmë në sulm, edhe ndaj Francës, por gjithçka varet se si vendosesh në fushë dhe jo sipas grumbullimeve”, tha Bushi, që më pas u ndal edhe te fakti se nuk ka të bëjë që ai drejton Akademinë dhe për këtë arsye s’ka grumbullur asnjë për të mos krijuar dyshime për favorizime:

“Nuk është e vërtetë, thjesht janë moshë shumë më e re dhe s’janë ende gati. Kur të jenë do t’i marr.Të rinjtë e Tiranës janë të talentuar, ndërsa rënia në kategori është e vështirë për t’u kapërcyer, por s’është dramë, pasi ishte në ato ujëra prej kohësh. Mendoj se nga momenti i vështirë del edhe më i fortë. Do t’i qëndrojmë pranë, sigurisht, lojtarëve të Tiranës, por këto emocione i provova edhe vetë, sepse te Tirana jam rritur profesionalisht. Sakaq, më duhet të theksoj se katër apo pesë lojtarë të listës janë gati, duke qenë se kam biseduar edhe me De Biazin, që në të ardhmen të jenë pjesë bazë e kombëtares së madhe”. Bushi, më pas, ka elozhe edhe për U-19 e Bogdanit pasi “ka elementë të talentuar dhe cilësorë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *