Tirana i ka dhënë fund serisë prej 6 barazimeve radhazi. Bardheblutë kanë provuar sot shijen e parë të fitoren në këtë sezon të ri të “Abissnet Superiore”-s. Skënderbeu ka kaluar i pari në epërsi, teksa gjeti rrugën e rrjetës me anë të Rashicës. Ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 38 të takimit.
Por pjesa e dytë nisi me festë për Tiranën. Prengaj e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 46, ndërsa në të 72-tën ishte po ai i cili përmbysi shifrat për bardheblutë. Tirana mposhti kështu Skënderbeun me shifrat 2-1 dhe ngjitet në vendin e 7 në renditje, me 9 pikë të grumbulluara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/