Tirana i bën të gjitha vetë në humbjen ndaj Kukësit, Vllaznia përfundon në vend të pestë dhe Partizani fiton mes 7 golash në Laç

Superiorja ka zhvilluar edhe ndeshjet e saj të javës së fundit. Tirana i ka bërë të gjitha vetë në humbjen kundër Kukësit në shifrat 2-3. Verilindorët kaluan në avantazhin e dy golave pasi Behiratche dhe Bekaj ishin të pafat me autogolat e tyre. Më herët Visari kishte arritur që të priste edhe një penallti.

Ndërkohë Seferi dhe Beshiraj vendosën baraspeshën e takimit, por vetëm pas dy minutash me një penallti të kontakt të evitueshëm në zonë, Kukësi fitoi penallti dhe shënoi me Bashën në të 80. Nga ana tjetër Vllaznia ka arritur të fitojë 1-3 ndaj Kastriotit falë golave të Da Silvës, Aralicës dhe Gurishtës.

Por me këto rezultate, Vllaznia mban vetëm vendin e pestë dhe Kukësi ndodhet në vendin e katërt. Pra shkodranët duhet të fitojnë me patjetër Kupën për të shkuar në Europë, ndërsa nëse arrin të fitojë Laçi, atëherë është Kukësi që me vendin e katërt pret biletën europiane.

Nga ana tjetër spektakël golash kishte te Laçi-Partizani e mbyllur me shifrat 3-4. Qato do të barazonte në minutat shtesë të takimit, por Kote realizoi në sekondën e fundit duke i dhuruar fitoren të kuqëve. /Sport Ekspres/

Laci-Partizani 3-4 Qato 91′ Zulfiu 9’, Guindo 72’/ Stenio Junior 32′, Murataj 44′, Rrapaj 60′, 94′ Kote

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Turkaj, Velkovski, Velija, Deliu, Shehu, Ujka, Zulfiji, Guindo, Mazrekaj.

Partizani: Teqja, A. Marku, Sota, Belica, Hadroj, Rrapaj, Maguette, H.Marku, Mala, Skuka, Junior.

Kastrioti-Vllaznia 1-3 Kaina 58’/ Da Silva 49′, Aralica 83′, Gurishta 78′ p

Kastrioti: Vata, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zetuna, Okebugëu, Greca, Kaina.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Aralica, Latifi.

Tirana-Kukësi 2-3 Seferi 58′, Beshiraj 79’/ Basha p’ 82′ Behiratche aut 35′, Bekaj autogol 51′

Tirana: Bekaj, Nuri, Behiratche, Hoxhallari, Përgjoni, Totre, Najdovski, Limaj, Xhixha, Seferi, Gjumsi.

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gligorov, De Lucas, Taipi, Basa, Milunovic, Feijao.

Egnatia-Dinamo 1-1 Imeri 42’/ Ibrahimi 90′

Egnatia: Hasanbelli, Kacbufi, Krasniqi, Magani, Shtubina, Daka, Levendi, Shyti, Pesciallo, Imeri, Lila.

Dinamo: Harizaj, Demiri, Ibraimi, Prodani, Haxhiu, Samake, Chinedu, Mija, Malikji, Siljanovski, Fejzulla.

Skënderbeu-Teuta 0-0

Skënderbeu:  Ruci, Vitija, Berisha, Pusi, Vrapi, Pecani, Frashëri, Dëumfour, Vangjeli, Alii Ramin, Mensah.

Teuta: Qirko, Qaqi, Aleksi, Hebaj, L. Vila, Kotobelli, Daci, Beqja, Jazxhi, Idrizaj, E. Vila.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online