Tirana humb busullën kur pritej festa e titullit! Arbitrat dalin me forcat e sigurisë, protesta nga lojtarët dhe tifozët hedhin sende

Në momentin që pritej më pak, Tirana duket se po e humb busullën. Ekipi i Shehit ka barazuar ndaj Teutës me shifrat 1-1 dhe nxjerr blof për herë të tretë radhazi edhe festën e titullit kampion. Pas dy humbjeve të fundit, këtë herë kryeqytetasit duhet të quhen me fat që kanë marrë një pikë në takimin që durrsakët kanë krijuar jo pak raste për të fituar.

Gjatë momenteve të fundit nervat kanë lënë edhe Xhixhën që është ndëshkuar me karton të kuq dhe humbet kështu derbin me Partizanin. Menjëherë pas mbylljes së takimit, lojtarët e Tiranës kanë shkuar për të protestuar te arbitri, ku Visar Bekaj ishte më i irrituar. Osmani ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen, ndërsa disa sende janë hedhur edhe nga tifozët. /Sport Eksrpes/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online