Tirana del blof me festën e titullit për herë të tretë radhazi! Teuta është super, duartrokitje për veprën e Skënderbeut

Tirana ka dalë blof për herë të tretë me festën e titullit kampion. Pas dy humbjeve, këtë herë bardheblutë nuk ia dalin që të fitojnë me Teutën në kryeqytet. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-1, teksa Limaj shënoi i pari dhe u mendua se sot do të mbyllej matematikisht historia e vendit të parë. Por Plaku barazoi në minutën e 74 me kokë pas krosimit të saktë të Emiljano Vilës.

Vërtet për t’u përgëzuar Teuta e Arapit që krijoi raste të shumta në sulm, por në disa herë Bekaj dhe në të tjera konkretizimi i pasaktë, bëri që ekipi të dalë me vetëm një pikë nga kjo transfertë që mund të merrej më shumë. Emiljano Vila shpërdoroi edhe një rast të artë nga vetëm pesë metra larg portës. Ndërkohë Laçi po arrin në rrugën e fitores dhe këtë herë mundën Egnatian me shifrat 0-2 falë dopietës së Guindo.

Për t’u përmendur është vepra e Skënderbeut. Të gjithë e llogarisin të rënë në Kategorinë e Parë dhe të dalë jashtë loje, por korçarët jo vetëm që nuk kanë ndërmend të braktisin para kohe kampionatin, por po tregohen kockë e fortë. Skuadra e Gegës ka mundur ekipin më në formë të Superiores, Kastriotin, që kishte 7 fitore radhazi. Korçarët fituan me shifrat 2-0 falë golave të Mensah dhe Pusi. /Sport Ekspres/

Tirana-Teuta 1-1 Limaj 42’/ 74′ Plaku

74′ Gooooool! Pas krosimit të Emiljano Vilës vjen edhe goli i Plakut me kokë, që mposht Bekajn duke ndalur festën e bardhebluve.

42′ Goooool! Limaj zhbllokon ndeshjen me një goditje të saktë nga distanca pasi i iku mbulimit të lojtarëve kundërshtarë, Tirana më afër titullit kampion, i mjafton një fitore e sotme.

Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni; Limaj, Totre, Toli; Gjumsi, Seferi, Ismajlgeci

Teuta: Qirko; Idrizaj, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli; Aleksi, Daja; Peposhi, E.Vila, Daci, Hebaj

Skënderbeu-Kastrioti 2-0 Mensah 20′, 82′ Pusi

82′ Goooooool! Pusi lëviz bukur në zonë dhe vjen goditja e menjëhershme që gjen cepin e rrjetës, duket se Kastrioti po shkon drejt humbjes pas shumë kohësh.

20′ Gooool! Kombinime të bukura te Skënderbeu dhe gjendet rrjeta. Berisha kroson në qendër dhe Mensah tund rrjetën me kokë.

Skënderbeu: Rexhepi; Frashëri, Sadriu, Shehi, Zguro; Jean Victor, Pecani, Mara, Agnaldo; Berisha, Mensah

Kastrioti: Sali; Hussein, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Okebugwu; Hasani, Greca, Zogaj; Kaina

Egnatia-Laçi 0-2 Guindo 57′, 88′

57′ Gooool! Pas një pasimi nga Velija në krahun e djathtë, Guindo tregohet i saktë me devijimin e topit duke e dërguar në rrjetë.

Egnatia: Puja, Allmuça/Krivanjeva, Krasniqi, Ymeralilaj, Duranski, Michael, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro

Laçi: Dajsinani, Velija, Malota, Velkoski, Ziko, Ujka, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Adeleke, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online