Tirana fluturon për “Champions League”! Ardit Toli mund ta nisë si titullar, futet frika Ernest Muçi

Tirana është bërë gati për udhëtimin drejt Gjeorgjisë teksa do të përballet me Dinamo Tbilisin. Bardheblutë do të kërkojnë që të japin gjithçka për të vazhduar ëndrrën e madhe në “Champions League”, atje ku në turin e dytë i pret Crevena Zvezda.

Por si do të jetë fytyra e Tiranës në Europë? Egbo nuk kërkon që të rrezikojë shumë me debutimin nga minuta e parë e afrimeve të reja ndaj Tbilisit. Ky do të ishte një “bast i rrezikshëm” për teknikun e bardhebluve, pasi kërkohen lojtarët që njihen me njëri-tjetrin dhe ndeshja e vetme në Europë nuk mund të shërbejë kurrsesi si provë.

Për këtë arsye, Ardit Toli pritet të jetë vetëm si debutimi nga minuta e parë ndaj kundërshtarit gjeorgjian. Mbeten për t’u parë edhe dy afrimet që erdhën nga Vardari Toshevski dhe Nadjovski, pasi kanë treguar një gjendje optimale. Sa i përket majës së sulmit ka pak dyshime. Frika e Dinamo Tbilisit dhe mënyra sesi e prezantoi Tiranën, duke e quajtur Ernest Muçin si një talent të mrekullueshëm, do të jetë nga minuta e parë. Sulmuesi i ri i bardhebluve do të ketë shansin e artë pas mungesës së Ngosë dhe Avdijaj duhet ta ndjekë nga stoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *