Tirana fiton derbin në merkato, mesfushori pranë prezantimit me bardheblutë

Eraldo Harlicaj

Tirana do të bëjë mirë këtë merkato. Ekipi bardheblu synon që pas rikthimit në Superiore të synojë vendet e para dhe të mos jetë ekip për mbijetesë. Afrimet e deritanishme kanë qenë të goditura, pasi afrikanët janë premtues, po ashtu dhe Imami dhe ish-sulmuesi i Vardarit, Dejan Blazhevski janë futbollistë premtues.

“Sport Ekspres” mëson se 24 herë kampionët e vendit kanë bërë dhe një goditje “blic” mbrëmjen e djeshme. Fjala është për mesfushorin Edon Hasani. Shkodrani kishte kontakte të hershme me bardheblutë. Ish-lojtari i Kukësit dëshironte të shihte ndonjë mundësi jashtë vendit, por nuk e bindi asgjë.

Kontaktet me Shkëndijën e Tetovës nuk e bindën, ndërsa në Shqipëri i kishte dhënë fjalën presidentit Refik Halili se do të vishej vetëm bardheblu. Partizani tentoi lehtë, por shkodrani e refuzoi për mospëlqim ekonomik. Prezantimi i 26-vjeçarit do të bëhet në ditët në vazhdim, ndërsa mësohet se palët kanë rënë dakord për një rrogë 3500 euro në muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *