Julian Ahmataj tregon këndvështrimin e tij sa i përket skuadrës së Tiranës. Ish-trajneri i bardhebluve shprehet në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” se ekipi i drejtuar nga Shehi është më i kompletuari i këtij sezoni dhe se ka bërë blerje të goditura në merkato. Gjithashtu Ahmataj nxjerr në pah edhe një mangësi të kryeqytetasve, që sipas tij në javët e para kanë humbur agresivitetin në mesfushë.
“Tirana është ekipi më i kompletuar këtë sezon. Të gjithë blerjet që ka bërë, ka goditur. Për ndërtimin dhe strukturimin e skuadrës ka pasur mangësi në javët e para që janë parë edhe në miqësore, që është pak tolerante. Nuk i përshtatet këtij klubi. Ky klub është agresiv, ky klub do lojë të fortë dhe agresive. Është ndryshuar pozicioni i një lojtari për ta përfituar këtë gjë në mesin e fushës. Ka marrë një qendërmbrojtës dhe e ka futur në rolin e një numri 6. Ai i ka dhënë kësaj skuadre atë që i mungonte”, ka thënë Julian Ahmataj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/