“Nuk kërkoj titull kampion në javë të katërt, është e paimagjinueshme”, Gjici mohon largimin e trajnerit: E mbështes deri në fund

Pas ndeshjes së sotme është përfolur për një largim të trajnerit Longo nga drejtimi i Kukësit, duke marrë shkas nga vetë fjalët e italianit në përfundim të sfidës me Teutën. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Safet Gjici mohon të gjitha këto zëra. Presidenti i Kukësit bën me dije se lajmet janë të pavërteta dhe se e mbështet deri në fund trajnerin Longo.

“S’ka asnjë të vërtetë. Trajneri vazhdon punën e vetë. Varet se si e kanë interpretuar mediat. Kur po vija nga Elbasani më merr dikush në telefon një nga Panorama më thotë që trajneri Longo ka lënë detyrën. Unë nuk e kam takuar akoma dhe pas asaj bisedova me trajnerin dhe është një keqkuptim i mediave të shkruara apo vizive. Ai ka thënë që do shikojmë problemet e ekipit, do bisedojmë me klubin për problemet, por jo që do largohet dhe ka dhënë dorëheqjen.

A ka pasur një biletë të prerë? Biletën e ka prerë ai sepse do shkojë te famijla meqë janë dy javë pushime. Mediat kështu japin informacion. Nuk lidhen njëherë me klubin. Edhe kërkon titullin kampion Gjici në ndeshjen e katërt?! Rrjetet sociale mund të shkruajnë ç’të duan po Gjici nuk kërkon titull kampion në ndeshjen e katërt. Kjo është e paimagjinueshme ta mendosh, që në ndeshjen e katërt të dalim kampion.

Ideja është që mediat direkt japin një lajm të pavërtetë dhe kjo është e çuditshme, sepse kontaktohet klubi. Nuk ka asnjë dyshim që trajneri të ketë kërkuar dorëheqjen nga klubi. Unë jam i kënaqur, sepse trajneri ka bërë një punë të mirë. Ka futur një sistem loje krejt tjetër nga ç’ka pasur Kukës. Është ekipi i ri dhe do kohën e vetë dhe gabimet që kemi pasur me Laçin apo qoftë edhe me Teutën sot, janë gabime njerëzore. Kjo nuk është dravë. Nuk jemi në javën e 34-t.

Stadiumi? Këtë po presim. Për një muaj kthehemi në stadiumin tonë. Duhet të pritet afati i fushës sepse stadiumi ka përfunduar nga ana ndërtimore. Fusha kërkon kohën e vetë, afërsisht një muaj për të marrë standartet e veta për të luajtur futboll. Nga data 15-20 nëntor do jetë gati, po them afatin maksimal. Stadiumi për Kukësin është një vlerë e shtuar për shkak të asaj që ka bërë Kukësi vitet e fundit. Objektivi dihet, janë të qarta që në fillim. Do luftojmë për titull, për pjesëmarrje në Europë dhe për të gjitha trofetë që ka kampionati shqiptar. Objektivat janë objektiva. Për katër ndeshje trajneri Longo ka bërë mirë. Ka mbledhur 7 pikë dhe si fillim nuk është keq. Kishim mundësi të merrnim më shumë, por futbolli i ka këto. Besoj që ku trajner është një trajner karizmatik dhe punëtor, normale që do edhe ai vetë trofe. Unë këtë trajner do e mbështesja të vazhdojë deri në fund. Ai goli i anulluar nuk e kuptova pse u anullua. Ishalla ka pasur vendimin e drejtë VAR-i”, ka deklaruar Safet Gjici. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online