“Tirana është ekipi i burrave të mençur”! Goldi Halili: Fati na e kishte borxh titullin, është dashuri pa kushte

Goldi Halili ka folur në prag të ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit, që do të përmbyll ndeshjen e fundit të Superiores. Mes emocionit dhe gëzimit për suksesin e arritur, nuk mund të mungonin edhe vlerësimet për drejtuesit e klubit, pa harruar sigurisht edhe futbollistët. Goldi është shprehur se fati ia kishte borxh titullin bardhebluve, ndërsa shpresa është që titulli të festohet brenda 15 gushtit.

“Nuk kam ndryshuar asgjë, por janë shumë komponentë që ndikuan për kthimin e identitetit të Tironës. Di të them se fati na e kishte borxh këtë rikthim titulli pas 11 vitesh të munguar. Tirana është dashuri pa kushte dhe nuk është nevoja të flas fjalë të mëdha për të. Shkëputje nuk do të ketë pasi për Tiranën punojmë gjithmonë pareshtur. Fatkeqësisht festë nuk do të ketë, do të shtyhet në kohë, por shpresojmë të kapim 15 gusht që shënon krijimin e klubit tonë. Tirana është ekipi i burrave të mençur, jo vetëm e atyre që luajnë me këmbë, por edhe atyre që luajnë me mënd”, u shpreh Goldi për “Fan Zone”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *