Sherif Kallaku i bashkohet “bandës së shqiptarëve”, ja shifra që përfiton Teuta nga ky transferim

Sherif Kallaku do të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në sezonin e ardhshëm. Akordi mes palëve është gjetur dhe “Supersport” zbulon se Teuta do të arkëtojë plot 150 mijë euro nga ky transferim. Megjithatë kjo nuk do të jetë e vetmja shifër që mund të fitojë nga kapiteni i saj, teksa në pronësinë e durrsakëve do të mbetet 10% e kartonit.

Një strategji kjo e zbatuar së tepërmi në vitet e fundit, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Laçi në rastin e Uzunit. Shitja e beratasit te Ferencvaroshi solli sërish të ardhura të mëdha për kurbinasit dhe duke parë cilësitë e Kallakut te Teuta synojnë të njëjtën gjë. “Banda e shqiptarëve” do të ketë një prurje të re në këtë sezon, ku do të luajnë shanset e tyre në kualifikueset e Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online