Tirana e Xhixhës ka një humbje më shumë se ajo e Seferit, Vllaznia është “copy paste” dhe Kolela ka +7 pikë

Tirana e nisi këtë sezon me disa luhatje, ndryshe nga më parë. E kuptueshme, pasi te bardheblutë kishte ndryshime në organikë. Madje vetëm Vorskla Poltava do t’i merrte tre lojtarë kryesorë, mes të cilëve edhe Taulant Seferi.

Por në krahasim mes lojtarëve individual, Xhixha është duke bërë shumë më tepër se Seferi. Tashmë Tirana e ka kapur ritmin dhe pas 10 javëve të para numëron 18 pikë, një më pak se Partizani. Në sezonin e shkuar pas 10 javëve të para, Tirana kishte 21 pikë.

Sa i përket Vllaznisë është thuajse duke lundruar në të njëjtat ujëra. Në sezonin e shkuar shkodranët grumbullonin 16 pikë pas 10 javëve, këtë herë kanë marrë 15 pikë, por pa luajtur futboll të bukur. Partizani është një prej ekipeve që njeh rritje më të madhe teksa Kolela ka grumbulluar 7 pikë më tepër nga sezoni i shkuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online