Tirana e çon Dudelange në gjashtë ekipet më të mira të Europës, i kanë fituar të gjitha ndeshjet

Në momentin kur ra shorti i Champions League, Tirana kishte vetëm një mundësi shpëtimi, Dudelange. Por në fushën e lojës rezultoi tërësisht e kundërta, teksa kampionët e Luksemburgut i fituan të dy ndeshjet me bardheblutë. Pas këtyre triumfeve, Dudelange arriti që të fitonte edhe me Pyunik në transfertë, duke u afruar më tepër me turin e tretë të Champions League.

Kështu skuadra që u mendua modeste nga Luksemburgu është mes gjashtë ekipeve të vetme në Europë që i kanë fituar të tre takimet nga tre të mundshmet në kualifikueset e Europës. Vetëm Ludogorest, Breidablik, Vikingur Reykjavik, Riga dhe DAC 1904 kanë arritur suksesin e Dudelange deri tani duke i fituar të tre ndeshjet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *