Tirana duhet t’i paguajë pagën e plot deri në tetor, Orges Shehi fiton çështjen me bardheblutë

Orges Shehi ka arritur të fitojë gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Bëhet fjalë për mënyrën sesi bardheblutë u ndan nga trajneri, në fillimin e tetorit. Kryeqytetasit vendosën që ta pezullonin, jo ta shkarkonin trajnerin, duke i penguar kalimin te Partizani.

Kështu çështja përfundoi në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve dhe aty ishte Orges Shehi që fitoi. Tani Shehi është një trajner i lirë dhe mund të shkojë në çfarëdo ekipi që dëshiron. Nga ana tjetër, Tirana duhet t’i paguajë Shehit pagën e plot deri në tetor pasi sipas verdiktit, Tirana e ka shkarkuar Shehin në mënyrë të njënashme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online