“Abissnet Superiore” ka përfunduar fundjavën e shkuar javën e 32-të. Kampionati po shkon në fazën e tij finale dhe skuadrat kanë shanset e tyre të fundit për të përmbushur objektivat e tyre. Tirana tashmë gjendet në vendin e 7 të renditjes, me pikë të barabarta me Bylisin dhe Vorën. Një pozicion që momentalisht i shpëton bardheblutë nga rënia prej kategorisë.
Ndërkohë, një tjetër duel i zjarrtë është ai për vendin e 4-t. Dinamo tashmë është ngjitur sërish në “final 4”, teksa ka barazuar e pikë Partizanin. Të kuqtë dështuan të merrnin fitoren ndaj Bylisit dhe tashmë rrezikojnë të mbeten jashtë garës për titullin kampion./Sport Ekspres/