Tirana, dominim dhe dy gola në pjesën e dytë

Në maj Tirana binte nga kategoria në ndeshjen e fundit të Superiores, në Shkodër. Që atëherë, synimi i vetëm është kthimi mes më të mirëve, por edhe kupa ka shumë rëndësi.

Për ironi të fatit, tashmë Tirana e Vllaznia ndeshen në kupë, me bardheblutë që kërkojnë hakmarrje. Pjesa e parë e ndeshjes së sotme prodhoi pak raste për shënim, por edhe një gol të anuluar për Tiranën, episod që do të prodhojë polemika. Vllaznia ka ardhur në Tiranë për barazim dhe për të mos shpenzuar shumë energji, por Tirana po rezulton shumë më e fortë nga sa mendohej.

Në pjesën e dytë bardheblutë kanë pasur një rritje të dukshme, edhe falë ndërrimeve të Ze Marisë, ndërkohë që Greca e Uellison janë konkretizuar epërsinë e dukshme me dy gola që afrojnë ndjeshëm kualifikimin.

1/8-at e Kupës së Shqipërisë

“Selman Stërmasi”, ora 18.00

Tirana – Vllaznia     2-0

Shënues: Greca 67′. Uellison 83′

Tirana: Lika, Hoxhallari, Uellison, Turtulli, Doka, Daja, Karabeci, Mauexhe, Çelhaka (Ngo 56′), Greca, Sentamu. Trajner: Ze Maria

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Marku, Orelesi, Gocaj, Bardulla (Hajdari 76′), Kalaja, Vucaj, Krymi, Lika (Atsina 70′), Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Mauexhe 72′, Uellison 85′

Gjyqtar: Laver Alla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online