Tirana denoncon: Policia na dhunoi!

Fundi i ndeshjes së kupës, Tirana-Vllaznia, ka qenë plot tension dhe debate mes lojtarëve, por nuk ka mbaruar me aq, sepse policia ndërhyri nga frika e ndonjë sherri që mund të degjeneronte në dhunë fizike, aq më shumë që është ende i freskët kujtimi i dhunës në Përmet dhe policia krejt pasive kur masakrohej arbitri.

Megjithatë, duket se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë në Shkodër e kanë kaluar masën dhe kanë ushtruar dhunë, të paktën sipas Tiranës, që ka dalë me një komunikatë zyrtare për shtyp ku denoncon dhunën dhe shkopinjtë e gomës përdorur mbi lojtarët e Tiranës, në ambientet e brendshme të stadiumit.

KOMUNIKATA

“Tirana dënon publikisht dhunën fizike dhe verbale te ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë në Shkodër.

Ne përfundim te ndeshjes Vllaznia – Tirana, ne ambientet e brendshme te stadiumit “Loro Borici”, policia ka përdorur shkopinj gome kundër lojtareve te Tiranes. Jo vetëm dhune fizike por dhe dhune verbale për një situatë te dale nga konteksti sportiv prej tensionit artificial qe policia krijoi.

Debatet mes lojtareve te dy skuadrave ne përfundim te ndeshjes, brenda kufijve sportiv, kane sjelle me pas sjelljen e turpshme te policisë te cilën KF Tirana e denoncon publikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online