Tirana del nga “tuneli”, Luftëtarit nuk i mjafton loja

Tirana ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme, por me jo pak vuajtje. Të besuarit e Ze Marias triumfuan 3-1 ndaj skuadrës së Luftëtarit. Ekipi i Kostiç nuk arriti dot që të merrte qoftë dhe një pikë në “Selman Stërmasi” edhe pse tentoi deri në sekondat e fundit që të mos u largonte duarbosh.

Një ndeshje shumë emocionuese që prodhoi gati gjithçka. Sfida nisi me gol që në minuta e para, teksa në minutën e tretë, Daja ftoi Blazhevskin, i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm me Ruçin nuk e kishte të vështirë që të gjente golin e tij të parë. Nuk qëndruan indiferent miqtë nga Gjirokastra, të cilët 10-minuta më vonë gjetën ekuilibrin. Maldin Ymeraj ndoqi një aksion dhe provoi me një goditje akrobatike, topi u devijua nga Doka dhe përfundoi në fundin e rrjetës së Ilion Likës.

Sërish Tirana gjeti forcat për të shënuar golin e dytë. Këtë herë, pas një harkimi nga këndi, topi u devijua nga një prej lojtarët bluzi dhe shkoi në shtyllën e dytë, ku Turtulli “i harruar” e shtyu topin drejt portës së Luftëtarit. Edhe pse kishte raste për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk solli më gola.

Pjesa e dytë solli të tjera emocione. Hoxhallari, vetëm 10 minuta pasi kishte nisur fraksioni i dytë mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Luftëtari u përpoq që ta shfrytëzonte këtë moment, por Blazhevski mund të kishte shënuar dhe golin e tretë, nëse do të kishte qenë më i saktë. Situatën për gjirokastritët e ndërlikoi Janiçiç, i cili mori kartonin e dytë të verdhë, duke ekuilibruar forcat në fushë.

Luftëtari e rriti presionin, por pa mundur që të barazonte, pasi duhej të kishte dhe kujdes, pasi bardheblutë në kundërsulme ishin mjaft të rrezikshëm. Në fund festojnë vendasit suksesin e parë këtë edicion duke e lënë krizën në kampion kundërshtar.

Luftëtari mbete me 0 pikë dhe pas ndeshjes së katërt, çka është një tregues se skuadra nuk  është në një moment aspak të mirë dhe pikëpyetjet për trajnerin Kostiç janë të mëdha. Tirana shkon në kuotën e 4 pikëve dhe tani sheh përpara.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E diel, më 16 shtator, ora 18:45

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana 3-1 Luftëtari

Shënues:  Blazhevski 3′, Turtulli 23′, Greca 90+4’/ Ymeraj 13′

 

GOLAT

3’ – Daja pason për Blazhevski, i cili është në pozicion të rregullt dhe del i vetëm me portierin mik dhe me shumë qetësi shënon golin e avantazhit.

13’ – Ymeraj godet bukur me një lëvizje akrobatike, Doka devijon dhe topi shkon në fundin e rrjetës së portës të mbrojtur nga Ilion Lika.

23’ – pas harkimit nga këndi, Turtulli në shtyllën e dytë me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të shënojë.

90+4’ Ngo del i vetëm me Ruçin, por sulmuesi preferon të shërbejë për Grecën, i cili shtyn topin në fundin e rrjetës.

 

SKEDA

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja (Greca 90+3′), Hasani, Oduamadi (Berisha 60′), Kobinah, Blazhevski (Ngo 86′). Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Abibi, Kërçiku, Muçi, Karabeci.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi (Hyseni 80′), Radoviç (Demo 75′), Ymeraj, Milosavljev (Dunga  66′), Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç. Të gatshëm: Çekaj, Hoxha, Rapo, Shumeli.

Kartonë të verdhë: Hoxhallari 18′, 55′, Greca 90+4’/ Janiçiç 15′, 70′,Milosavljev 46′ Ramadani 54′, Ymeraj 66′

Karton i kuq: Hoxhallari  55’/ Janiçiç 70′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Paulin Simoni, Redian Dobruna, Klajdi Kola.

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *