“Tili do vijojë ti tregojë mamit si u rrah”, Erion Braçe ironi Tiranës pas derbit: Ne si fitues, për ata si dramë

Kryeqyteti është veshur i kuq ditën e sotme. Partizani triumfoi me shifrat 2-1 në derbin me Tiranën, duke shpërthyer në festë në dhomat e zhveshjes. Momente nga gëzimi i “demave të kuq” janë shpërndarë edhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Erion Braçe, i cili vihet në pozicionin e tifozit në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Sigurisht nuk mund të mungonin as thumbimet dhe ironitë me Tiranën në postimin e bërë prej tij.

“Partizani! Forcë, karakter, grup, tank që shtyp! Kryeqyteti vijon të jetë i kuq. Ka shumë ekipe nga Vora tek Kamza, Tirona, Por veç një fitues, Partizanin! Nuk është film por një histori e tërë që përsëritet e përsëritet, për ne si fitues, për ata si dramë! Kështu do vijojë. Tili do vijojë ti tregojë mamit se si u rrah edhe një herë tjetër si përherë!

Një bravo e madhe për çdo djalë, pjesë e fuqisë së kuqe, nga kapiteni tek më i fundit në këtë grup, këtë ekip. Shënoi Belica e Bardhi, por punoi i gjithë ekipi. Nuk do rresht së falenderuari Ilir Dajën për gjithë punën e tij me këta djem, po i rikthen fitues! Një herë i kuq, përherë i kuq”, shkruan Erion Braçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *