Ndeshja Juventus-Napoli zvarritet sërish, klubi i Romës i ngre zërin Federatës: Po favorizoni kalendarin e Napolit

E planifikuar për tu luajtur në muajin tetor, por as sot afërsisht 6 muaj më pas Juventusi dhe Napoli nuk kanë zbritur në fushë për të matur forcat me njëri-tjetrin. Federata Italiane ka zvarritur përsëri këtë duel, duke e shtyrë përsëri datën e ndeshjes. Kjo ka sjellë edhe irritimin e klubit të Romës, të cilët ngrenë zërin zyrtarisht kundër këtij venfimi. Drejtori menaxhues, Guido Fienga ka shkruar një letër në drejtim të Federatës, ku i akuzon ata për favorizim të kalendarit të Napolit.

Të kaltrit do të ndeshen me skuadrën kryeqytetase të dielën më datë 21 mars, por deri atëherë do të jenë një javë kohë për të përgatitur takimin. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Romën, që përpara Napolit, do të udhëtojë në Ukrainë, ku më 18 mars luan me Shahtjorin e Donjetskut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online