Tifozi shqiptar bën xhiron e mediave të Europës! Skena qesharake, godet me top në kokë lojtarin e ekipit të Maqedonisë së Veriut

Skena qesharake dhe që po bëjnë xhiron e mediave të Europës vijnë nga futbolli në Maqedoninë e Veriut. Kanë mjaftuar disa faqe në rrjetet sociale që të shpërndajnë një episod dhe rasti në fjalë do të merrte shpërndarje të gjerë nga disa media në shtete të ndryshme.

Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Shkupit dhe Akademija Pandev. Në një moment ekipi shqiptar do të nxirrte topin jashtë dhe lojtari i skuadrës maqedonase, e cila zotërohet nga Goran Pandev, ka shkuar për të kërkuar topin te tifozët e Shkupit.

Një prej tyre ka zgjedhur që të luajë me futbollistin e Akademija Pandev dhe nuk ia ka dhënë sferën. Në momentin që lojtari kundërshtar është kthyer duke u shprehur i pakënaqur, vjen menjëherë topi që lëshohet nga tifozi direkt në kokën e futbollistit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online