Tifozëve u fitoi zemrën, Martinez e sheh Interin si “trampolinë”: Fantastike nëse luan te Barcelona!

Lautaro Martinez i ka fituar zemrën tifozëve të Interit, ndërsa ka arritur të shënojë gola me zikaltrit, pa harruar edhe Kombëtaren. Shumë produktiv te Argjentina, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm, pikërisht në vendin që ka aq shumë “yje” për aspektin sulmues.

Por sa e ndien realisht Martinez fanellën e Interit? Nëse marrim për bazë fjalët e menaxherit të tij, Beto Yaque, jo edhe aq. Megjithatë nëse klienti dhe menaxheri kanë qendrime të ndryshme, atëherë futet një tjetër diskutim.

Sipas menaxherit Yaque do të ishte fantastike që Martinez të luante te Barcelona së bashku me Mesin, duke i kthyer “zikaltërit” vetëm si një trampolinë për të arritur në një skuadër tjetër më të madhe. Megjithëse historia e Interit në Itali, nuk ka vend për shumë koment.

“Do të ishte e mrekullueshme nëse e shoh Lautaron duke luajtur me Leo Mesin te Barcelona. Është vërtet një arritje ta shoh në këtë mënyrë, duke shënuar dhe të lumtur. Ai mund të bëj gjithçka që me prekjen e parë të topit dhe mbrojtësit e kanë të vështirë që ta ndalin. Kur e kam takuar atëherë në Bahia, nuk ishte e lehtë që ta bindja për ta marrë në zotërim. Ishte shumë i mbyllur në tip dhe i besonte familjes së tij. Por fatmirësisht familjarët ma besuan mua”, ka thënë Beto Yaque. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online