Tifozët shkodran në ankth, nesër priten emrat e parë nga “votimet”

Vllaznia po kalon një moment shumë të errët dhe si për ironi të fatit pikërisht në 100 vjetorin e themelimit të klubit. Për të ardhur keq, por klubi i administruar nga Bashkia e kërkon trajnerin e ri përmes postimeve në “Facebook”. Afati për dorëzimin e CV ka përfunduar dhe nesër me shumë gjasa do të publikohen dhe kandidatët që kanë arritur në fazën finale.

Është disi e çuditshme se di do të bëhet përzgjedhja kur asnjëri nga trajnerët ende nuk është ulur për të biseduar për detajet e kontratës. Me shumë gjasa do të jetë një procedurë zvarritëse që më shumë ha kohë sesa kryen punë. E hëna pritet që të sjellë zhvillime. Edhe pse gjithnjë e më shumë flitet se trajneri i ri do të jetë Shkodra, ende nuk ka diçka konkrete.

Tifozët janë të dëshpëruar për gjendjen e skuadrës së tyre dhe çdo vonesë i bën të mendojnë se aventura në Kategorinë e Parë mund të zgjasë më shumë se një edicion. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë, por situata nuk premton shumë, ndaj në Shkodër bëjnë mirë të zgjidhen sa më parë, sa nuk është ende vonë, që më pas të mos dëgjojmë ato justifikimet e zakonshme dhe pa sens që janë bërë monotone kur nuk arrihet objektivi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *