“Tifozët shkodran janë më të mirët”! Herald Marku tregon arsyen e largimit nga Partizani për te Vllaznia: Ishte zgjedhje…shpirtërore

Herald Marku do të rezultonte goditje e dështuar për Partizanin. Pas shkëlqimit te Vllaznia, lojtari nuk arriti kurrë që të ngrihej në lartësinë e duhur në kryeqytet, për të përsëritur sezonin në Shkodër. Kështu mbërriti shkëputja e kontratës nga Partizani, për t’u ribashkuar sërish me shokët e tij, por këtë herë nën drejtimin e Josës. Në një intervistë për “Supersport”, Marku u shpreh:

“Kam pasur një sezon me ulje-ngritje te Partizani, për këtë arsye, pas bisedave me drejtuesit e klubit, mendova se më e mira për mua ishte të shkëpusja bashkëpunimin me këtë skuadër. Pastaj zgjedhja për t’u rikthyer te Vllaznia, të them të drejtën ka qenë shpirtërore. Tek kjo skuadër kam kaluar emocione shumë të bukura dhe prandaj dua që t’i ripërjetoj.

Craiova? Do të jetë një përballje e vështirë, sepse skuadra rumune ka nivel të lartë. Por edhe ne besojmë te forca jonë dhe do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Mesazh për tifozët? Ata janë më të mirët, e kanë mbështetur ekipin sa herë ka pasur nevojë”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *