Zbehen gjithmonë e më shumë shanset te Tirana për lojtarin e Kombëtares, futet si pjesë e rëndësishme e ekipit italian

Shanset për Ndojin po zbehen gjithmonë e më tepër te Tirana. Interesimet dhe bisedimet ishin konkrete nga kampionët e Superiores kundrejt lojtarit të Kombëtares. Breshia po e konsideronte jashtë planeve të saj, teksa kontrata skadonte. Për shkak të dëmtimeve të shumta në vitet e fundit edhe numri i klubeve të interesuara për shërbimet e këtij lojtari nuk ishte i madh.

Por në fund Breshia vendosi që të rinovonte kontratën. Nëse u krijua ideja e një huazimi të mundshëm që mund të ndodhte te Tirana, së fundmi klubi italian ka vendosur që ta marrë Ndojin në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Ky është një sinjal i qartë se futbollisti po llogaritet gjithmonë e më tepër te klubi italian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online