Mungoi vjet në Europë, për një histori që tashmë dimë dhe s’duam ta rikutojmë, por rikthimi i Skënderbeut ka bërë që edhe tifozeria të mbushë stadiumin përplot, deri sa mund të gjeje edhe dy vetë në një stol… Ndaj Kairatit, në qytetin e Karnevaleve, festa ishte edhe më e bukur mbrëmë. Kore, dekore, por edhe thirrje të shumta.
“Mbreti, mbreti u kthye!”… Kështu thërrisnin disa tifozë. Të tjerë akoma, thuajse i pushoi zemra. E gjitha në një skenë të mrekullueshme, ku i madh dhe i vogël nuk mund të qëndronin ulur. Aq sa edhe Takaj harroi të ndizte puron e tij të pandashme…
Ndërkohë, baneri i madh përpara fillimit ishte një kushtrim për luftë. Për të treguar se Skënderbeu, emri i heroit shqiptar, s’mund të frikësohet nga askush…