Serie A ka arritur të kete një shikueshmëri totale në stadiume prej më shumë se 3 milionë. Në Itali janë publikuar numrat e tifozëve nëpër tribuna sa u përket ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi përgjatë gjysmës së parë të këtij sezoni. Listën e udhëheq Milani, që me ngritjen përsëri në nivelet e larta ka fituar përsëri zemrat e tifozëve.
378.300 tifozë e kanë parë skuadrën kuqezi nga shkallët e “San Siros”, me një mesatare prej 42.033 tifozësh për ndeshje. Ndërkohë e dyta renditet Roma me 408.698 në total dhe 40.869 tifozë për ndeshje. Podiumi mbyllet nga Interi me 40.628 mbështetës në ndeshje.
Ndërkohë Juventusi nuk bën më mirë se në tabelën e klasifikimit, teksa renditet i 6-i për nga shikueshmëria në stadium. “Zonja e vjetër” braktiset edhe në tribuna, ku e kanë ndjekur mesatarisht 19.924 tifozë. Ndërkohë në 9 takime të zhvilluara në total në shtëpi ka sjellë në shkallët e stadiumit 179.319 tifozë bardhezinj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/