Nëse bëhet fjalë për tifozët ata të Kombëtares Shqiptare sigurisht që dallohen nga të tjerët. Mbështetësit kuqezi kanë treguar gjithnjë se janë gati që ta ndjekin skuadrën e tyre deri në fund të botës. Diçka të tillë e kanë dëshmuar në çdo ndeshje, sidomos në transfertë ku nuk kanë munguar asnjëherë dhe kanë qenë në numër të konsiderueshëm.
Stadiumi i Gllazgout është një nga arenat më të nxehta sa i përket atmosferës. Edhe në “Hampden Park” pritet që të mos mungojë tifozeria kuqezi. Priten gati 1000 tifozë shqiptar që të jenë mbrëmjen e sotme në Skoci. Normalisht që në Mbretërinë e Bashkuar ka shumë shqiptarë dhe nuk do ta humbasin këtë sfidë.
Po ashtu organizmin pritet që të ketë dhe nga tifogrupi i Kombëtares, “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët nuk do të mundojnë as në këtë transfertë. Shqipëria i ka tifozët e saj kudo dhe gjithnjë me vete, madje edhe në Gllazgoun ku shiu nuk di të pushojë.