“Tifozët krijuan një atmosferë shumë të bukur”, Silvinjo kënaqet nga Kombëtarja: Jemi në rrugën e duhur, na duhen edhe 2 ndeshje për t’u kualifikuar

Shqipëria vazhdon të mbëtet e pamposhtur që pas ndeshjes ndaj Polonisë në muajin mars. Kuqezinjtë nuk e ulën përqendrimin e tyre as në miqësoren e djeshme kundër Bullgarisë, të cilën e fituan me shifrat 2-0. Silvinjo ka mbetur i kënaqur me atë çfarë ekipi i tij ka dhënë në fushën e lojës.

Trajneri Brazilian ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” se rezultatet po tregojnë që skuadra është në rrugën e duhur. Silvinjo falenderon tifozët për mbështetjen, ndërsa thekson se duhen edhe dy ndeshje për të siguruar kualifikimin për në Euro 2024.

“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë. Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial.

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve. Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri”, ka shkruar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online