Tifozët e Tiranës motivojnë lojtarët para Beshiktashit: Mos luani sikur nuk keni asgjë për të humbur, luani sikur keni për të humbur gjithçka

Tirana do të përballet në mbrëmjen e sotme në transfertë kundër Beshiktashit. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Tifozët besnikë të Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë shpërndarë një letër të hapur ku u drejtohet lojtarëve të klubit dhe njëkohësisht i motivojnë ata.

Leter e hapur drejtuar futbollisteve bardhe e blu!

Cdokush prej jush, pavaresisht kohes qe ka ne ekip mban veshur fanelen me te shenjte e me te madhe te futbollit mbare Shqiptar!

Endrra e cdo femije eshte qe te veshi njehere ne jete ato ngjyra dhe fati vendosi qe ju ti mbroni per te gjithe ne neser!

Prej fushave me balte e sistemeve antinjerezore ne ja kemi dale me pare!

Tirona ja ka dale!

1965 ishte viti kur legjendat e Sport Klub Tirones mposhtnin Besiktasin ne kryeqytet 2-0 mbas barazimit historik 1-1 ne Stamboll!

Fatmir Frasheri, Skender Halili, Niko Xhacka apo Ali Mema e shume te tjere shkruajten me germa te arta historine e tyre per tu gdhendur pergjithmone ne zemrat e tifozeve bardhe e blu!

TANI ESHTE RRADHA JUAJ!

Ane e mbane mediave lokale apo te huaja nuk na kane llogaritur per kete ndeshje apo kane shkuar deri ne ate pike sa na kane dhene dhe mend se si Tirona duhet te ndihet me fat qe po luan me Besiktasin ne kete ndeshje luksi.

Historia nuk tregon ashtu.

Ne do te jemi aty prezent me qindra…me mijeria te tjere do ju shohin nga TV…

Zeri dhe keshilla jone e perbashket do te jete vetem kjo:

Mos luni sikur skeni asnje gje per te humbur por luani sikur keni per te humbur gjithcka!

Ne jemi TIRONA, Ne jemi HISTORIA!

VETEM PER FITORE!

DERI NE FRYMEN E FUNDIT!

TIRONA FANATICS 2006

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online