Tifozët e Southamptonit votojnë pas ndeshjes për lojtarin e tyre më të mirë, nuk ka dyshime për fituesin

Armando Broja arriti që të shënonte golin e katërt në Premier League. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën me një kryevepër nga distanca për të tronditur Crystal Palace. Menjëherë pas mbylljes së takimit, tifozët kanë votuar për lojtarin e ndeshjes.

Asnjë dyshim, teksa Armando Broja është shpallur futbollisti më i mirë. Sulmuesi i Shqipërisë u ka fituar zemrat me mënyrën sesi paraqitet dhe dukshëm është shumë hapa larg të tjerëve si Armstrong dhe Che Adams. Me 48% të votave, kundrejt 20% që ishte rivali më i afërt, Broja është shpallur lojtari i ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *