“Kur takoj një milanist, laj duart”! Deklaratat e pav.dekshme të ikonës së Interit: Kur takoj një lojtar të Juventusit, numëroj gishtat e mi

Giuseppe Prisco është një nga figurat ikonike të Interit që nuk do të harrohet kurrë. Klubi i zikaltërve e ka sjellë sërish në vëmendje pasi janë mbushur 100 vite që nga lindja e tij. Ndërkohë Prisco do të ndahej nga jeta në vitin 2001, ndërsa deklaratat e zhurmshme dhe që kanë ngrohur tifozët zikaltër do të mbesin përjetësisht në memorie.

Gjithashtu Prisco ka mbajtur postin e zëvendës presidentit te Interi nga viti 1963 deri në 2001.Më poshtë gjeni edhe disa shprehje të spikatura prëj Giuseppe Prisco ku nuk mungonte thumbimi ndaj rivalëve.

“Kur takoj një tifoz milanist, laj duart e mia. Dhe kur shtrëngoj dorën me një lojtar të Juventusit, numëroj gishtat e mi”.

“Të gjithë fëmijët e mi do të bëhen tifoz me Interin. Një herë më pyetën nëse djali im Luigi po bënte tifoz për Milanin. Nëse e bënte këtë, atëherë do i kërkoja gruas time që të bënte një test të ADN, nuk do e besoja”.

“Milano ka vetëm dy ekipe, Inter dhe Inter Primavera”.

“Ëndrra ime më e madhe? Interi që të mundi Juventusin në shtesë me një gol të parregullt”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online