Tifozët e shpallin më të mirin e javës ndaj Interit, Etrit Berisha bind mes shtyllave dhe i zë vendin Milinkoviç-Saviçit

Sezoni po kthehet në rrugën e duhur për Etrit Berishën. Pas një pritjeje disa mujore, tashmë ka ardhur momenti i tij. Juriç i dha shansin dy javë më parë në Serie A dhe portieri shqiptar diti si ta rrëmbente shansin e artë me të dyja duart.

Gardiani i Torinos “fluturon” mes shtyllave dhe i bindi të gjithë me paraqitjen e tij. Pritet e bëra ndaj Interit i mohuan zikaltërve fitoren, duke rritur edhe më tepër besimin te aftësitë e Berishës. “Toro News“ bën me dije se tifozët kanë përzgjedhur pikërisht futbollistin e Kombëtares shqiptare në sondazhin e bërë prej tyre për lojtarin e ndeshjes në sfidën ndaj Interit. Ndërkohë duket se sfida e radhës do e gjejë sërish Berishën në portë, teksa e merr vendine titullarit për të mos e lëshuar më, duke i zënë vendin kështu Milinkoviç-Saviçit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online