Tifozët e rendisin bashkë me Canën, Dajën, De Biazin e Hasin për stolin e Kosovës, Munishi: I privilegjuar që populli më vlerëson, por…

FFK-ja ka shkarkuar Primozh Glihën pas dështimit në krye të Kosovës në kualifikueset për Euro 2024. Në media kanë nisur të qarkullojnë edhe alternativat për trajnerin e ri të dardanëve. Në një sondazh të kryer nga “Koha Jonë”, ndjekësit kanë përzgjedhur Lorik Canën, Besnik Hasin, Ilir Dajën, Xhani De Biazin dhe Ismet Munishin si trajnerët e preferuar për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Por Munishi ka refuzuar të marrë këtë post, teksa në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan se nuk e sheh veten si selektor të përfaqësueses dardane.

“I falenderoj lexuesit dhe fansat për përkrahjen. Unë akoma nuk e shoh veten si selektor të Kosovës, sidomos me këtë mënyrë të udhëheqjes së futbollit kosovar. Ndihem i privilegjuar që populli vlerson talentin dhe karakterin tim duke më futur në grup me këta trajnerë fantastik dhe emra të mëdhenj”, ka shkruar Ismet Munishi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *