“Ndihet mungesa e Dwamena-s, ishim mësuar me të”! Trajneri i Egnatias: Ne dhe Partizani jemi me meritë në vendin e parë të Superiores

Egnatia dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen mes tyre. Pikërisht në minutën ku u la në datën e 11 nëntorit, në datën e tragjedisë, atje ku Dëamena ndërroi jetë. Kështu takimi i sotëm rinisi në minutën e 24, me pjesën e parë që nuk kishte thuajse asgjë të bukur. Në të dytën, ndeshja ndryshoi dhe u krijuan shumë raste nga të dy ekipet, sa në njërën portë e në tjetrën. Por portierët u kthyen në protagonistët e takimit dhe arritën që të mbanin portën e paprekur, të paktën për ditën e sotme pasi në 11 nëntor ishin shënuar dy gola, nga një për secilën skuadër. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Tetova: “Dëamena? I kërkova djemve që ne këtë dhimbje ta kthejmë në forcë dhe sot ishte arsye më shumë për ta bërë dhe të kemi vazhdimësi. Rastet janë aty, nuk është shënuar gol, e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, me raste më të pastra. Por edhe Partizani kishte raste e mund të shkonte edhe fitore edhe humbje kjo ndeshje. Ajo që dua më shumë të theksoj, është që i kënaqem një ndeshje të bukur të dy ekipeve, me meritë në vendin e parë. Kishte raste e luftë, ndaj më pëlqeu. Duamena? Normalisht ndjehet mungesa, ekipi ishte mësuar me Rafan. Normalisht për ne duhet të vazhdojmë përpara dhe t’u japim forcë këtyre djemve se janë edhe 24 djem të tjerë që duan të vazhdojnë kampionatin deri në fund”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online