Gjergji Kote ishte talenti që i impresionoi të gjithë te Partizani. Në seancat stërvitore, ky futbollist ka bërë mjaft mirë duke lënë në hije edhe dy afrimet e bujshme si Eros Grezda apo Albers Keko. Një dëmtim i pësuar bëri që Kote të mos futej menjëherë në skuadër pas përfundimit të miqësoreve.
Por tani futbollisti 18-vjeçar është rikthyer në ekip. Zoran Zekic e ka futur këtë lojtar në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Valmerias në turin e tretë të Conference League. /Sport Ekspres/