Milani arriti deri në gjysmëfinalen e Champion League, atje ku u eliminua nga Interi. Zikaltërit e treguan më së miri se kanë organikë më të pasur se rivali i tyre i përjetshëm. E nëse tifozët kuqezinjë ndihen të mërzitur dhe të zhgënjyer për këtë rezultat, në fakt duhet ta shohin të vërtetën.
Pavarësisht fitimeve të arritura nga paratë e biletave dhe bonuseve të marra për këtë rrugëtim në Champions, Milani nuk e ngre aspak stekën në merkato. Kuqezinjtë po kërkojnë një tjetër sulmues për të konkurruar Giroud, ndërsa emrat lënë për të dëshiruar. Firmino, Morata, Scamaacca nga West Ham, Arnautovic nga Bologna apo Okafor nga Salzburg janë vetëm disa prej opsioneve që po diskuton nga drejtuesit e kuqezinjëve. /Sport Ekspres/