Tifozët e Milanit nuk e duan: Të largohet edhe Ibrahimoviçi menjëherë

Një revolucion ka ndodhur te Milani. Pasditen e sotme janë shkarkuar nga detyra Igli Tare, Masimiliano Alegri, Furlani dhe Monkada. Mosarritja e objektivit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve ka bërë që klubi t’i nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore në kupolën drejtuese. Ai që ka shpëtuar nga ky kalvar largimesh është Zllatan Ibrahimoviçi. Ish-sulmuesi suedez ka besimin e presidentit të Milanit, por jo të tifozëve.

Këta të fundit kanë dhënë një mesazh të pastër. Tifozët e Milanit kanë shpalosur një baner në ambientet stërvitore të klubit, ku kanë shkruajtur: “Askush nuk duhet të qendrojë. Të largohet edhe Ibrahimoviçi menjëherë gjithashtu”./Sport Ekspres/