Tifozët e Milanit ëndërrojnë, presidenti i ul me këmbë në tokë: Duhet të dalim në vendin e katërt

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i ka mbajtur tifozët me “këmbë në tokë”, duke deklaruar se objektivi kryesor i Milanit për këtë sezon është vetëm vendi i katërt që të dërgon në Uefa Champions League. Kjo deklaratë e italianit, vjen menjëherë pas formës së mirë të momentit të Milanit, ku dhe tifozët janë duke ëndërruar për titullin kampion të Italisë. Paolo Scaroni pohoi nismën e skuadrës për të krijuar një stadium të ri, i cili do të jetë modern dhe do të rrisë shikueshmërinë me 50% më shumë.

“Objektivi i Milanit për buxhetin që ka është vendi i katërt, pastaj nëse arrijmë më shumë do të ishim të lumtur. Ibrahimovic? Shpresoj qe të jetë gati në ndeshjen e rradhës në Champions. Stadiumi i ri? Ne kemi nevojë per një stadium të ri, jo vetëm Milan, por e gjithë Italia ka nevojë për stadiume moderne. Kur një stadium është modern, kapaciteti rritet me 50% te spektatorëve”- deklaroi Scaroni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online