Tifozët e Manchester City “çmenden”, këshillë Haland: Martohu me vajzën e Pep Guardiolës

Erling Haaland ofron ndeshje të shkëlqyera në fushë me fanellën e Manchester Cityt. Duket se ai do të thyejë shumë rekorde në Premier League këtë sezon dhe tifozët e Citizens besojnë se norvegjezi mund të jetë lideri i tyre në trofeun e Champions League që ata e kanë pritur me padurim në Etihad gjatë gjithë këtyre viteve që kur klubi u mor nga pronarët arabë.

Së fundmi ka pasur raportime se Haaland dyshohet se është parë me Maria Guardiolën, vajzën e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.

Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një ortek komentesh që tifozët e Mançester Sitit, filluan ta lidhin Hallandin me vajzën e Guardiolës.

Ka mjaftuar një takim ndoshta i rastësishëm dhe një bisedë miqësore për të krijuar reagime të shumta.

Tifozët e skuadrës angleze arrijnë deri aty sa të shkruajnë komente ku duan që Erling të martohet me Maria, duke menduar se do të ishte një kombinim ideal.

“Martohu me të, të lutem”, është vetëm një nga komentet e fansave në rrjetet sociale. Madje në disa komente fansat i urojnë fat çiftit të përmendur dhe të sjellin sa më shpejt në botë Halandin e vogël për të siguruar Cityn në vitet e ardhshme. Ata besojnë se do të ishte një kombinim ideal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *