Tifozët e Lacios u ngritën në protestë, Tare i çudit me fjalët e tij: Kjo ishte një nga merkatot më të mira që kam bërë

Igli Tare ka qenë në qendër të kritikave të tifozëve të Lacios. Këta të fundit organizuan pak ditë më parë edhe një protestë në lidhje me merkaton e dobët të zhvilluar në janar, ku nuk kursyen as fyrjet për drejtorin sportiv shqiptar. Por Tare nuk ndan të njëjtin mendim me ta, teksa në një prononcim për “Sky Sport” para ndeshjes me Fiorentinën është shprehur se kjo ishte një nga merkatot më të mira që ai ka zhvilluar.

“Kam 15 vjet që jam në këtë klub dhe kam përjetuar shumë mosmarrëveshje. Ne kemi problem komunikimi, nuk është problem të bëjmë vlerësime. Nuk ka asnjë analizë. Njerëzit që punojnë këtu kanë përgjegjësi të rëndësishme dhe unë jam krenar për këtë që kam bërë një punë të madhe për Lacion në këtë afat kalimtar.

Mendoj se kjo, nga pikëpamja e transferimeve, ishte një nga sesionet më të mira të tregut të transferimeve ndonjëherë. Gjithmonë jam përpjekur të flas qartë me tifozët, nuk kam thënë kurrë një gënjeshtër. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Zgjidhëm problemet dhe në një masë të madhe ia dolëm. Në ditën e fundit në dispozicion, trajneri e dinte se ne mund të hynim vetëm në fund. Arritëm të sjellim një lojtar ofensiv, duke parë edhe largimin e Muriqit. Mund të bënim më shumë, e mira nuk mbaron kurrë. Gjëja themelore mbetet të punojmë për të mirën e këtij klubi dhe ne ia dolëm“, ka deklaruar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online