“Është lojtar i rëndësishëm për skuadrën”, Manaj bind trajnerin e Specias: E ka fituar besimin

Tiago Mota ka folur me fjalë pozitive për Rei Manajn në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Salernitanës. Trajneri i Specias ka vlerësuar punën e bërë nga lojtari i Kombëtares shqiptare, për të cilin shprehet se e ka fituar besimin e tij dhe të shokëve të skuadrës.

“Ai po punon shumë mirë, jo nga sot. Ai punon mirë për veten dhe për ekipin, na ka dhënë shumë në ndeshjet e fundit. Ai është një djalë që punon shumë, punon për shokët e tij dhe krijon hapësira me lëvizjet. E bën fazën e mbrojtjes shumë mirë, si të tjerët, dhe është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Ka fituar besimin e shokëve të skuadrës, por kemi edhe të tjerë që mund të luajnë si Strelec, Antiste që stërviten shumë mirë”, është shprehur Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online