Tifozët donin largimin e Shkëmbit dhe rikthimin e Munishit, presidenti i Ballkanit: Ismetin ftojeni për kafe…

Bledi Shkëmbi ka një detyrë të vështirë në Kosovë me Ballkanin që u ngrit së tepërmi gjatë kohës së Ismet Munishit. Papritmas nga një ekip pa pretendime, Ballkani synonte titullin kampion. Me largimin e trajnerit të njohur në Kosovë, Arsim Kabashi zbriti në Shqipëri për të biseduar me Shkëmbin dhe Shehin.

Bledi Shkëmbi do ta bindte më tepër presidentin e Ballkanit që i dha mundësinë për të drejtuar skuadrën. Në Kosovë nuk tregohen shumë të duruar me rezultatet, teksa tifozëve kanë kërkuar shkarkimin e Shkëmbi, për të rikthyer Munishin. Gjithë këtyre zërave i ka dhënë fund vetë presidenti i klubit:

“Jemi shumë të kënaqur me Shkëmbin. Eliminimi nga Kupa nuk është aspak i mirë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Tifozët e kanë të drejtën e tyre. Shkëmbi është trajner i Ballkanit deri në fund të edicionit dhe të gjithë në klub e kanë të qartë një gjë të tillë. Ismet Munishin pasi po e kërkojnë tifozët, le ta ftojnë për kafe, le të vijë në ndeshjen e radhës me Drenicën. Ne e kemi mik Ismetin”, përfundoi Kabashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online