Një rast i paprecedent ka ndodhur në ndeshjen mes Kastriotit dhe Egnatias. Ndeshja ishte shumë e ngarkuar nga aspekti emocional dhe një përplasje mes Selmanit dhe Pedros nisi që pa hyrë lojtarët në fushë.
Ndërkohë pas mbarimit të takimit, Ramadani ka dalë në intervistën për “Supersport” duke u shprehur se ka marrë sharje nga kolegu i tij, Cela, duke i thënë edhe se nuk ishte shqiptar. Cela ka mohuar gjithçka, ndërsa Endi Tufa ka tërhequr vërejtje për gjithçka ndodhi në këtë situatë.
“Koha duhet t’i selektojë këta njerëz. Ambienti i futbollit në Shqipëri ka ende nga këta persona që e gjejnë stadiumin si mundësinë për t’u shfryrë me sharjen e tyre dhe me ofendimet. Në këto kushte, është e kot që të fitosh edhe Champions League”, tha Tufa. /Sport Ekspres/