Thumba Tiranës dhe tani kroatëve! Goglat rezervuan Milanin, Terziç: Donim të tregonim se jemi më të fortit

“Mos më flisni nëse nuk i shënoni katër gola Tiranës”! Këto ishin fjalët e para të drejtorit të Crevena Zvezdës, Terzic pasi pa nga afër ambientet e “Air Albania”. Një drejtues i klubit që njihet për provokimet e tij të shumta, por njëkohësisht edhe për faktin se shpeshherë futbollin e kthen në politikë duke i dhënë panoramën një ndeshje futbolli si të ishte një luftë mes dy shteteve.

Pasi kaluan bardheblutë, Zvezda do të eliminohej mes dramës në “Champions League” dhe arriti që të kualifikohej në grupet e “Europa League”, për të dalë përtej tyre. Në ditën e sotme është hedhur edhe shorti sa i përket këtij kompeticioni atje ku ekipi serb ka gjetur Milanin.

Por Zvezdan Terziç nuk është aspak i lumtur dhe kjo jo për emrin e madh të rivalit që i rezervoi shorti, por për faktin se nuk u përmbush dëshira e tij për të mundur Dinamon e Zagrebit dhe për të treguar se serbët janë më të fortit e rajonit. “Ne do të dëshironim Rangers, PSV dhe Dinamon e Zagrebit. Në fakt më veçanërisht do të donim Dinamon për të treguar se jemi më të fortit e rajonit. Megjithëse kjo dëshirë e imja nuk u plotësua”, tha Terzic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online