“Tani jemi dy trajner me b..e”, Ismet Munishi përgëzon Klodian Duron: I ke munguar Kosovës

Në Kosovë kanë nisur akuzat e drejtpërdrejta ndaj arbitrave për mënyrën sesi menaxhojnë ndeshjet që në javët e para. Këtë herë shpërthimet kanë ardhur nga Klodian Duro që drejton Feronikelin dhe nga Ismet Munishi, i cili është në krye të Ballkanit.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka mbetur i pakënaqur nga arbitrat dhe së fundmi është shprehur se nuk duhet të merren për budallenj, ndërsa ka ngritur edhe pikëpyetje për vendet se ku do të shkojnë për pushime gjyqtarët për Vitin e Ri, duke nënkuptuar bileta të shtrenjta që janë të paguara nga persona me peshë në futboll.

Përgëzimi ka ardhur nga Ismet Munishi, i cili ka mbetur gjithashtu i pakënaqur nga mënyra sesi është drejtuar ndeshja me Prishtinën. “Kosovës i kanë munguar me vite trajneri si ti që kanë b..e. Tani jemi dy. Respekte miku im. Unë dhe ti jemi mësuar që t’i arrijmë gjërat vetë dhe prandaj jemi të hapur e të drejtpërdrejt’, u shpreh Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online