Thuajse e kryer/ Sasuolo huazon lojtarin e Shpresave kuqezi, sulmuesi shqiptar pranë firmës në Serie B

Në Itali e bëjnë thuajse të kryer kalimin e Aristidh Kolajt në Serie B. Lojtari 22-vjeçar është rikthyer nga aventura e tij me Pro Patrian në Serie C, por Sasuolo mendon sërish huazimin për sulmuesin e Shpresave kuqezi.

Kolaj është pranë firmës me skuadrën e Alesandrias, me të cilën do të ketë mundësi të luajë për të parën herë në karrierën e tij në Serie B, nga ku mund të shpresojë ti hapë dyert vetes për skuadra dhe sfida më të mëdha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *