“Hysaj do lodhet nga unë”, Strakosha e pranon me sinqeritet: Një profesionist i lumtur në stol duhet të ndryshojë sport

Me largimin e Inzagit, Tomas Strakosha do të kërkojë të fitojë edhe njëherë hierarkinë e tij në portën e Lacios. Portieri shqiptar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka bërë më dije se i duhet të punojë shumë për të qenduar te bardheklatrit. I pyetur në lidhje me Reinën, gardiani i Kombëtares shprehet se është nder të punosh me të, por nga ana tjetër nuk e mohon faktin se nuk ishte aspak i lumtur që kalonte sezonin në stol. Strakosha ka folur gjithashtu edhe për blerjet e reja të Lacios dhe është i bindur se Hysaj do i japë një ndihmë të madhe klubit këtë vit në Serie A.

Reina- “Është një nder të punosh me Pepe, ai është shumë i qeshur dhe gjithmonë të inkurajon të bësh më mirë. Si për grupin ashtu edhe për mua kjo bën shumë mirë“.

Prezenca në Lacio- “Është gjithmonë një ëndërr për mua të jem këtu, nuk mendoja se mund të arrija këtë numër paraqitjesh. Jam shumë i lumtur, por dua të përmirësohem në mënyrë që të vazhdoj të luaj këtu dhe të argëtohem. Ky është viti i dhjetë për mua te Lacio. Unë kam parë më shumë Grigioni-n sesa familjen (qesh)“.

Afrimet e reja – “Felipe Anderson dhe Hysaj janë të dy lojtarë shumë të fortë dhe me përvojë. Na ka munguar shumë Felipetto, e kam parë atë shumë të karikuar. Nëse ai është i karikuar edhe ti e kupton se ai do të jetë një armë shtesë. Hysajn e njoh. Edhe për shkak se ne luajmë së bashku në ekipin kombëtar dhe këtë vit e di që do ta shoh pothuajse gjithmonë, ai do të lodhet nga unë. Është shumë me përvojë, ka luajtur në shumë role dhe do të na japë një dorë të madhe”.

Të rinjtë- “Kush më bëri përshtypje? Të gjithë janë shumë të dobishëm dhe japin më të mirën e tyre, por mbi të gjitha Bertini, Moro dhe madje Shehu. Lacio duhet të besojë në ta sepse ata janë të rinj të fortë që kanë shumë për të dhënë”.

Problemet e shkuara – “Unë gjithmonë i kam dhënë respekt Lacios, pasi klubi gjithmonë ma ka dhënë mua. Dua ta ndihmoj ekipin duke luajtur dhe vitin e kaluar ishte një zgjedhje e trajnerit, e respektueshme edhe nëse padyshim që nuk isha i lumtur që nuk luaja. Një profesionist i cili është i lumtur të jetë në stol ndoshta duhet të ndryshojë sportin. Shpresoj të jem gati kur të vihem në provë. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, tifozët dhe ekipin. Unë e di që mund të jap shumë më shumë dhe viti i kaluar më ndihmoi në rritjen personale”, ka deklaruar ndër të tjera Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online