Sasuolo është gati për goditjen e madhe. Pasi shiti Politanon te Interi dhe pritet të shesë edhe sulmuesin Berardi, futbollisti i ri që mund të vishet me fanellën e ekipit të Emilia Romanjas është Kevin Prins Boateng, me një të shkuar te Milani.
Ganezi do të firmosë, sipas “Sky”, kontratë për 3 vjet me Sasuolon, teksa pritet zyrtarizimi.
Ai u aktivizua sezonin e fundit me Eintraht Frankfurtin, duke qenë një lojtar kyç, ashtu si ishte te Las Palmasi para kalimit në Gjermani. Megjithatë, duket se Italia mbetet në zemrën e tij, aq më shumë që është i lidhur me bukuroshen Melisa Sata, ndaj kalimi te Sasuolo e josh.