Thomas Strakosha ka lënë pas një tjetër dëmtim. Portieri shqiptar kishte sërish probleme dhe u detyrua që të qëndrojë jashtë fushës së blertë te Brentford. Megjithatë gardiani është rikuperuar dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës.
Brentfordi do të ndeshet me Totenham në transfertë për të luajtur shansin e fundit të Europës, megjithëse diferenca e 4 pikëve kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi duket shumë e madhe. Nëse Brentfordi do të barazojë apo humbas me Totenham, atëherë do të luajë pa asnjë objektiv në ndeshjen e fundit me Manchester City. Pikërisht në këtë takim të fundit mund të kishim edhe debutimin e Strakoshës në Premier League, duke qenë se është portier i dytë te Brentford. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/